Tirana shënon 81-vjetorin e clirimit, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe qytetarë nderojnë të rënët e luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana shënon 81-vjetorin e clirimit, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe qytetarë nderojnë të rënët e luftës

Tirana festoi 81-vjetorin e Çlirimit, një ngjarje që mbetet e shenjtë në kujtesën e qytetit dhe e gjithë kombit shqiptar. Qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve u mblodhën për të nderuar ata që luftuan për lirinë e kryeqytetit dhe për të rikujtuar ditën historike të 17 nëntorit 1944.

Kryetarja e Komanduar e bashkisë Anuela Ristani theksoi se çlirimi i Tiranës nuk ishte thjesht një fitore ushtarake, por simboli i guximit dhe vendosmërisë së një populli që nuk pranoi kurrë të dorëzohej.

“Sot dhe çdo vit që e kujtojmë 17 nëntorin nuk nderojmë vetëm një datë. Ne nderojmë një trashëgimi, atë të njerëzve që nuk u dorëzuan, që besuan se Tirana mund të çohej në këmbë, përtej errësirës, asaj më të thellë që kishte njohur bota. Kujtojmë jo vetëm çlirimin e një qyteti por çlirimin e një shpirti të një kombi dhe pikërisht me këtë ndienjë, me këtë besim të hekurt tek Tirana, tek njerëzit e saj, tek e ardhmja që ndërtojmë së bashku, jemi mbledhur këtu sot, sepse qyteti ynë vazhdon të ndryshojë, të rritet, të sfidojë veten, ashtu siç ka bërë dhe ka shkruar çdo kapitull të historisë së tij, me dinjitet”, tha Ristani.

Ristani nënvizoi se ky kujtim nuk shërben vetëm për të rikujtuar fitoret e së shkuarës, por për të konfirmuar detyrimin ndaj të ardhmes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy