Misri serb i bllokuar në doganë, AKU: Presim rezultatin e analizave për nivelin e aflatoksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Misri serb i bllokuar në doganë, AKU: Presim rezultatin e analizave për nivelin e aflatoksinës

21 kamionë qëndrojnë prej ditësh të bllokuar në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër, pika kufitare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Në këto kamionë gjenden plot 520 ton misër, që vendin e origjinës e ka në Serbi dhe autoritetet shqiptare dyshojnë se ai përmban nivel të lartë aflatoksine B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve.

Deri më tani janë kryer analiza për 4 ngarkesa, të cilat kanë rezultuar me nivel të lartë të aflatoksinës. Ndërsa pritet përgjigja e analizave për 17 ngarkesat e tjera.

Haderi tregon procedurën që do të ndiqet me sasinë e bllokuar që ka rezultuar mbi norma të aflatoksinës.

Advertisement

Qarku i Shkodrës regjistron kështu sasinë më të madhe të misrit të sekuestruar nga AKU në dogana, që arrin në 520 tonë.

Kjo substancë kancerogjene infekton jo vetëm kafshët, por dhe njerezit që konsumojnë mishin e qumështin.

Aflatoksina dëmton mëlçinë dhe organe të tjera jetësore. Në lidhje me këtë aksion, më herët ka pasur edhe një bllokim të një ferme në fshatin Trush, pasi rezultonte se furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy