Arian Mavriqi vjen me libër “Wild Kosova”, tregon detajet në PodGo

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fotografi Arian Mariqi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për shumë tema. Ai foli për shqiptarët, profesionin e tij, si dhe planet për të ardhmen.

Mavriqi tha se është duke përgatitur libër me titullin “Wild Kosova”, ndërsa theksoi se në plan e ka edhe përgatitjen e tre dokumentarëve për faunën në trojet shqiptare. Ai gjithashtu tha se ka sfida dhe rreziqe në punën që e bënë.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

“”Në Kosovë e Maqedoni nuk ka rrezik. Ka raste kur disa kafshë sulmojnë njeriun, psh ariu me këlysh, nuk duhet të shkojmë afër, ose afër folesë së ujkut, pastaj gjarpëri helmues”.

Advertisement

“Kam probleme me copyright, por unë nuk e kam ndërmend të vendos tarifë për punën time kur ajo përdoret për bamirësi, por kur përdoret për përfitime nga të tjerët, atëherë pse unë të shkelem. Ligji nuk është shumë i qartë, ka disa përkufizime, por jemi shtet i ri dhe jemi rrugës për t’u konsoliduar me ligje dhe si shtet”, tha Mavriqi.

E pyetëm se a ka interesim për fotografitë e tij, ndërsa tha se njerëzit më shumë i kërkojnë pejsazhet dhe fotografitë e kafshëve. Ndërsa sa i përket fotografisë që ai e veçon, Mavriqi na tregoi në detaje.

“Fotogafia që do ta veçoja është ajo e dhisë së egër, ndërsa në prapavijë është Gjeravica. Duhet me pas shumë fat për ta bërë atë foto, në prapavijë është kodra më e lartë në Kosovë, Gjeravica, ndërsa dhia e egër është në foto. Është realizuar me aparat me cilësi që ka qenë para katër viteve, ndërsa tani është më ndryshe. Për atë moment ka qenë fotografia më e kërkuar dhe më e shpërndarë”, tha Mavriqi.

Sa i përket gjuetisë dhe zhdukjes së specieve të ndryshme, Mavriqi tha se gradualisht po rritet ndërgjegjësimi tek njerëzit.
Ndërsa sa i përket planeve të tij për të ardhmen, ai na tregoi për librin e tij “Wild Kosova”.

Advertisement

“Dua të mos ndalem për të realizuar 3 dokumentare nga 50 minuta që do të mbesin në arkivën shqiptare për faunën. Vitin që vjen dua të shkoj në Maqedoninë e Veriut, pasi ka informacione për një fole për “shqiponjën e artë” që e kemi në flamurin kombëtar. Shqiponjën e artë e kam xhiruar në Maqedoni. Përveç dokumentareve e kam në plan edhe librin që jam duke e përgatitur dhe që do të dal në dhjetor. Në librin “Wild Kosova”, që do të flas kryesisht për kafshët e gjetura, mbi 213 lloje të shpendëve që kam gjetur në zonën e Kosovës. Besoj që do të jetë libër i duhur për shqiptarët dhe i mirëseardhur për të gjithë. Do të shohim punën time 14-vjeçare në terren”, tha Mavriqi.

Kurse sa i përket vlerësimit të punës së tij, ai tha se politika në vendet tona e bënë diferencën.

“Është politika ajo që e bënë diferencën, ajo nuk na ka dhënë hapësirë sepse nuk është prioritet për politikën. 160 mijë njerëzit në Facebook nuk i kam për politik. Herën e fundit kam pasur oferta që nuk i refuzon secili. Kam pasur mundësi fantastike për angazhim në politik. Por nuk e dua oportunizmin, dhe e kam lutur Zotin që mos të më sjellë ngusht për politikanët. Politikanët tanë nuk kanë besë, çfarë mund të pres prej atyre që ditën e quajnë njëri-tjetrin kriminel, ndërsa natën e zgjasin dorën dhe bëjnë marrëveshje”, tha Mavriqi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy