Në dy ditët e ardhshme do të bëhet intervistimi i kandidatëve për kryetar të ri të Antikorrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në dy ditët e ardhshme do të bëhet intervistimi i dhjetë kandidatëve për kryetar të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, nga 13 gjithsej që u paraqitën në konkurs. Procedura për përzgjedhjen e kryetarit pati filluar qysh në verë por procedura u ndërpre për shkak zgjedhjeve. Procesin e përzgjedhjes e ka bërë komisioni për selektim të kandidatëve, të cilën e pati formuar komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime.

Në garë për të parin e Antikorrupsionit janë Vesna Dorevska, Vlladimir Naumoski, Antonio Sanev, Branko Smilevski, Valentina Todorovska, Nenad Trifunovski, Bllagica Troshanska, Kimo Çavdar, Adem Çuçul dhe Feuzi Xhaferi.

Por sa do të arrijë të ruajë besimin në punën e saj Antikorrupsioni, pasi disa muaj më parë tanimë ish kryetarja e këtij komisioni, Tatjana Dimitrovska u përfshi si e dyshuar në dy vepra penale. Ish anëtari i këtij komisioni, Goran Trpenoski, për Alsat thotë se Antikorrupsioni ka nevojë të rritë transparencën dhe llogaridhënien.

“Ata duhet të jenë më tepër prezent në opinion. Për gjithçka që është devijante e për të cilat shkruajnë mediat e gazetarët por edhe në rrjetet sociale, duhet ta përcjellin dhe me vetë iniciativa të veprojnë të ndërmarrin masa. Vet emri i komisionit është të parandalojë, që të mos vijë deri te vepra penale dhe deri te ndonjë sjellje devijante dhe për këtë shkak roli i saj është parandalues”, tha Goran Trpenoski, ish anëtar i Antikorrupsionit.

Advertisement

Dorëheqja e Tatjana Dimitrovskës më 25 korrik erdhi pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ngriti akuzë kundër saj në lëndën “Aditivët”. Akuzohet edhe për dhënie të informacioneve sekrete por edhe për falsifikim kompjuterik.

Ajo i ka dhënë informacione sekrete ish drejtorit të TEC Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, ndërsa certifikatën e sigurisë për qasje në informacionet e klasifikuara e kishte marrë pasi për të testin e kishte dhënë tjetër kush. Më 30 shtator filloi dhe gjykimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy