A e bën stresi njeriun më hakmarrës, apo më solidar?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A e bën stresi njeriun më hakmarrës, apo më solidar?

Kur jemi nën stres, veprojmë në mënyrë më bashkëpunuese dhe më bujare. Përballë një padrejtësie, jemi më të prirur të ndihmojmë viktimën sesa të ndëshkojmë autorin e fajit.

Arsyeja është se dëmtimi i të tjerëve kërkon më shumë përpjekje njohëse (kognitive) sesa ndihma ndaj tyre dhe truri, tashmë i ngarkuar nga tensioni, zgjedh rrugën më të lehtë.

Si u vërtetua?

Për të shkaktuar një gjendje stresi, studiuesit e Universitetit Normal të Pekinit bënë që gjysma e pjesëmarrësve në studim, të zhytnin duart në ujë akull të ftohtë për tre minuta.

Advertisement

Më pas, të gjithë u vendosën në rezonancë magnetike funksionale (fMRI) dhe u vunë përballë një situate padrejtësie: një person mbante për vete pjesën më të madhe të parave që duhej t’i ndante me dikë tjetër.

Pjesëmarrësit mund të ndëshkonin personin egoist (duke ia hequr paratë) ose të ndihmonin personin e dëmtuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy