SPB Tetovë: Digjet një makinë në rrugën Tetovë – Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se dje (17.11.2025) në orën 06:25 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, para nyjes rrugore të Grupçinit, është djegur një makinë.

“Bëhet fjalë për një automjet pasagjerësh të tipit “Opel”, me targa të Gostivarit, i cili ishte në lëvizje dhe drejtohej nga M.M. (34) nga Gallatë e Gostivarit”.

“Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy