Të tjerë konkurrentë befasojnë jurinë, “Albania’s Got Talent” vijon rrugëtimin në ekranin e Vizion Plus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të tjerë konkurrentë befasojnë jurinë, “Albania’s Got Talent” vijon rrugëtimin në ekranin e Vizion Plus

Emocionet dhe rivaliteti po rriten nga nata në natë në skenën e spektaklit më të madh të talenteve në vend. Edhe mbrëmja e pestë e “Albania’s Got Talent” solli surpriza, emocione të forta dhe një sërë konkurrentësh që mahnitën publikun dhe jurinë.

Nata u hap nga Ambra Marku, e cila me energjinë dhe sigurinë në skenë mori menjëherë duartrokitjet e sallës dhe votat pozitive të jurisë. Pas saj performuan grupi i valltarëve nga Mirdita, akrobatet Ebi dhe Paola, si dhe këngëtarja Ajana Zhaku e cila impresionoi me vokalin e ëmbël.

Një nga momentet më të veçanta ishte paraqitja e gjeniut 3-vjeçar Roan Zoto. konkurrenti më i vogël i “Albania’s Got Talent” befasoi jurinë përmes aftësive të tij për të identifikuar të gjithë flamujt e botës, duke treguar se në këtë spektakël talenti nuk ka kufij moshe.

Mbrëmja kishte në qendër artin në çdo formë të tij, duke sjellë mesazhe të fuqishme emocionale. Juria nuk kurseu as komentet mbështetëse, por as kritikat, teksa përballeshin me sfidën e përzgjedhjes së më të mirëve.

Advertisement

Trembëdhjetë konkurrentë u përpoqën të bindnin jurinë, edhe pse jo të gjithë arritën të kalonin më tej.

Rrugëtimi i “Albania’s Got Talent” vazhdon, ndaj për ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin LIVE, natën e pestë mund ta gjeni në të në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy