
Mot i keq ka “pushtuar” këtë të martë edhe qytetin e Vlorës, duke sjell problematika në disa zona.
Vizion Plus mëson se Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel.
Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka patur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyrë në kohë, për të mos patur rrezik.Ndërkohë deri të enjten në mëngjes, në bazë të parashikimeve, Vlora cilësohet me risk nga reshjet e pritshme intensive, teksa zona e Novoselës, edhe për shkak të lumit Vjosë dhe prurjeve të mundshme, mbetet më shumë e rrezikuar.
Po ndërhyhet në argjinaturë, ndërsa për momentin nuk ka ende rrezik.
/vizionplus.tv