Reshjet shkaktojnë përmbytje! Uji vërshon në banesa, vështirësohet qarkullimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet shkaktojnë përmbytje! Uji vërshon në banesa, vështirësohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit kanë shkatkuar përmbytje masive sidomos në qarkun e Lezhës.

Situata më kritike paraqitet në Kurbin dhe Mamurras ku prurjet e mëdha të ujit kanë marrë përpara çfarë kanë gjetur.

Si pasojë në fshatrat Fushë Mamurras, Drojë, Zhejë, Shpërdhet dhe Sh’mëri të Njësisë administrative Mamurras janë më të prekura nga e prurjet e mëdha nga lumi Drojë dhe kanalet kulluese që kanë dalë nga shtrati.

Aktualisht, rreth 50 banesa kanë prezencë uji.

Advertisement

Mjetet e rënda të bashkisë janë në terren, por ka vështirësi në qarkullim në disa akse, përfshirë nënkalimin e Fushë Mamurrasit, ish-rrugën nacionale në Gjorëm dhe zonën e Sh’mërit. Në Milot, rrugët e fshatrave Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë janë të pakalueshme, ndërsa 50 banesa kanë prezencë uji.

Nënkalimi i superstradës në fshatin Ishull-Lezhë është aktualisht i pakalueshëm për shkak të ujit. Ndërkohë, mësimi në territorin e bashkisë Lezhë vijon normalisht.

Energjia elektrike ndërkohë është rikthyer në disa fidera që furnizojnë Ishull Lezhën, Gjadrin, Torovicën, Kakarriçin dhe Mabën. Vetëm në fshatin Dajç vijon puna nga ekipet e OSHEE.

Në aksin e rrugës Skuraj – Burrel rrënja e gurëve në rrugë dhe shkarjet e dherave nga malet, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Advertisement

Reshjet e shiut që kanë nisur prej mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në Qarkun Dibër.

Më e prekur nga shtrëngatat e shiut ishte Bashkia e Matit, ku pati probleme me rrugët rurale dhe përmbytje të banesave.

Në digat e Fani­t dhe Ulzës prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy