
Nigeria e Viktor Osimhen & Co nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pasi u mund 4-3 me penallti nga Republika Demokratike e Kongos në Rabat.SDGFDPas përfundimit të sfidës, trajneri i Nigerisë, Erik Chelle, e ka akuzuar skuadrën e Republikës Demokratike të Kongos sikur ka bërë magji të zezë gjatë gjuajtjeve të penalltive.
“Gjatë gjuajtjeve të penalltive, një anëtar i stafit të Kongos bënte rite vudu (magji e zezë). Çdo herë… Çdo herë. Kjo është arsyeja pse isha pak nervoz pas tij,” u tha Chelle gazetarëve.
Kur u pyet se çfarë pa, Chelle tundi krahun e djathtë, por nuk mundi të konfirmonte specifikat e pretendimit të tij.
“Diçka e tillë (duke tundur krahun). E dini, nuk e di nëse është ujë apo diçka e tillë, e dini,” tha ai.
Advertisement