Sherr në Roskovec, plagoset me thikë 33-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr në Roskovec, plagoset me thikë 33-vjeçari

Një konflikt për motive të dobëta është regjistruar këtë të martë në lagjen “15 Tetori” në Roskovec.

Si pasojë është plagosur me thikë një 33-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy