Rruga e bllokuar nga shkarja e dheut, 70 familje të ngujuara në fshatin Rromës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rruga e bllokuar nga shkarja e dheut, 70 familje të ngujuara në fshatin Rromës

Rreth 70 familje në fshatin Rromës kanë mbetur të bllokuara, pasi rruga që të çon në fshat është bllokuar nga shkarja e dheut  një problem që përsëritet sa herë ka reshje shiu.

Banorët e fshatit kanë shkuar sot për të takuar kryetarin e Bashkisë Selenicë, duke kërkuar masa urgjente për hapjen e rrugës. Fillimisht nuk janë pritur, por pas kontaktimit me mediat ka mbërritur kryetari i bashkisë, i cili ka takuar një përfaqësi të banorëve në zyrën e tij. Ai u ka garantuar se do të ndërmerren veprime për heqjen e masivit të dheut nga rruga, në mënyrë që të rifillojë qarkullimi i automjeteve.

Për shkak të bllokimit, banorët nuk kanë mundur të shkojnë sot në punë dhe as të dërgojnë fëmijët në shkollë.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy