
Një traget pasagjerësh i Koresë së Jugut me 246 pasagjerë dhe 21 anëtarë të ekuipazhit është përplasur në shkëmbinj pranë bregut juglindor të vendit.
Mediat e huaja raportojnë se trageti ka ngecur në një shkëmb nënujor dhe nuk është në gjendje të lëvizë, por aktualisht nuk ka rrezik të fundoset ose të përmbyset. Njerëzit aktualisht po zhvendosen në anije patrullimi.
Aksidenti ndodhi pranë ishullit Jangsan në Qarkun Sinan të mërkurën në mbrëmje sipas orës lokale. Anija u ngec në shkëmbinj pranë ishullit të pabanuar të Jogdo.
Mediat lokale raportuan se pesë persona pësuan lëndime të lehta nga përplasja.
Kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Min-seok, ka urdhëruar që të gjitha anijet e disponueshme të mobilizohen për të shpëtuar tragetin.
Ndërkohë roja Bregdetare planifikon ta zhvendosë anijen në breg në rast të baticës së lartë.
“Ne kemi konfirmuar se aktualisht nuk ka përmbytje. Po i transferojmë pasagjerët në anije patrullimi dhe po i zhvendosim në një vend të sigurt”, tha një zyrtar i Rojës Bregdetare, raporton gazeta Chosun Ilbo.