Moti i keq, jepet sinjali SOS në fshatrat e Gramshit, si paraqitet situata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq, jepet sinjali SOS në fshatrat e Gramshit, si paraqitet situata

Situata e motit në Gramsh ka sjellë shqetësime në fshatin Kërpicë, ku lumi që përshkon zonën rrezikon të dalë nga shtrati, duke vënë në rrezik disa banesa. Sinjali SOS është dhënë nga administratori i njësisë Kushovë dhe kryetari i fshatit të cilët kanë informuar autoritetet .

Në vendngjarje është dërguar një fadromë e bashkisë Gramsh dhe një zjarrfikës ndërsa strukturat vendore të emergjencave civile janë vënë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën nga afër.

Autoritetet bëjnë të ditur se po mbahet komunikim i vazhdueshëm dhe se pritet të merren masa shtesë në rast përkeqësimi të nivelit të ujërave

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy