minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Rreziqet që vijnë nga uji me klor, kujdesi që duhet të tregoni - Struga.info


Rreziqet që vijnë nga uji me klor, kujdesi që duhet të tregoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreziqet që vijnë nga uji me klor, kujdesi që duhet të tregoni

Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor. Në parim, kjo është diçka e mirë, por në praktikë mund ta konsiderojmë si një e keqe e domosdoshme.

Klorifikimi bëhet në varësi të burimit të ujit dhe ndotësve të tij.

Studimet tregojnë se uji i klorifikuar nuk është plotësisht i sigurt, megjithatë rreziqet në shëndet janë minimale në krahasim me përfitimet që sjell ky proces.

E vërteta është që që pas viteve 1900, filtrimi dhe klorifikimi i ujit ka ndihmuar në shkatërrimin e shumë baktereve të ujit që shkaktojnë sëmundje.

Advertisement

Shtimi i klorit në ujë nuk do të thotë se uji është i pastër. Sipas shkencëtarëve në çdo litër ujë të rubinetit gjenden miliona mikroorganizma.

Që në vitin 1974, shkencëtarët kanë zbuluar se nënproduktet e klorit të përdorur për disiinfektimin e ujit të rubinetit shkaktojnë kancer. Nënproduktet në fjalë formohen kur klori bie në kontakt me lëndë organike në ujë.

Rreziqet e këtyre nënprodukteve përfshijnë kancerin e fshikëzës dhe probleme me sistemin riprodhues.Një studim i kryer në Tajvan zbuloi se konsumi i ujit të klorifikuar rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, fshikëzës dhe veshkave.

Pirja e ujit të klorifikuar rrit rrezikun e kancerit me 93%, thotë një studim i Këshillit Amerikan Për Cilësinë e Mjedisit.

Advertisement

Nga ana tjetër, shumë studime të tjera mjekësore tregojnë se në shumë femra që vuajnë nga kanceri i gjirit, kanë në organizmin e tyre 50-60 përqind më shumë nënprodukte të dëmshme të klorit.

Një studim tjetër thotë se pirja afatgjatë e ujit të klorifkuar rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës me 80 përqind.

Megjithatë, pirja e ujit me klor përbën vetëm gjysmën e problemit. Përdorimi i pishinave është njësoj i keq për organizmin.

Në ditët e sotme, shumë baktere po krijojnë rezistencë të lartë ndaj antibiotikëve dhe praktikave tradicionale të disinfektimit.

Advertisement

Ekspertët i druhen faktet se klorifikimi do të transformohet në një faktor vendimtar në rritjen e mikroorganizmave të dëmshëm dhe me rezistencë të lartë.

Sistemet e ujit janë kthyer në një vatër të nxehtë të këtyre mikroorganizmave, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë të përdorin klorin,si alternative më e lirë por jo më efikase në pastrimin e ujit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy