
VLEN ka komentuar sërish opozitën shqiptare, për të cilën thonë se “AKI ka qenë mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit”.
“Largimet e njëpasnjëshme dhe kaosi i brendshëm tregojnë qartë se ky projekt nuk u ndërtua për shqiptarët, por për ambicie personale të paketuar me PR-trukun e “referendumit” për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve”.
“AKI nuk funksionoi asnjë ditë si opozitë serioze. Sot po shpërbëhet në sy të opinionit, gur më gur, figurë pas figure. Ikja e Menduh Thaçit, largimi i Arjanit Hoxhës, Krenar Llogës dhe braktisja e Ziadin Selës janë vetëm simptoma të një strukture të ndërtuar mbi interesat e individëve, jo mbi interesin e qytetarëve”, thonë nga VLEN.
Gjithashtu theksojnë se “ata nuk gëzohen kur të tjerët shkatërrohen”.
“Është e qartë se një opozitë që bëhet copa-copa e dëmton sistemin politik dhe e lë qytetarin pa alternativë. Shqiptarët meritojnë seriozitet, jo eksperimente të dështuara me shirit ngjitës”, thonë nga VLEN.