Reshjet e dendura përmbytin bodrumin dhe arkivën e Prokurorisë së Korçës, rrezikohen dokumentet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura përmbytin bodrumin dhe arkivën e Prokurorisë së Korçës, rrezikohen dokumentet

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në bodrumin dhe arkivën e Prokurorisë së Korçës, duke vënë në rrezik dokumentacionin e institucionit.

Ujërat kanë depërtuar në katin e poshtëm të godinës, duke sjellë emergjencë të menjëhershme për stafet teknike dhe punonjësit e prokurorisë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve dhe punës së pandërprerë gjatë natës, është bërë e mundur shpëtimi i gjithë dokumentacionit, pa pësuar dëmtime. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa vijon puna për largimin e mbetjeve të ujit dhe normalizimin e plotë të mjediseve të prekura.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy