Mickoski: Plani i Rritjes është shumë më tepër sesa një iniciativë për rajonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, gjatë Samitit të Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së”, të mbajtur në Tiranë, Shqipëri, theksoi se për Maqedoninë, Plani i Rritjes është shumë më tepër sesa një iniciativë. Është një histori e shndërrimit të angazhimit në ndryshim të vërtetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky ishte rezultat i një pune të përkushtuar dhe një besimi të fortë në vlerat evropiane. Axhenda jonë e reformave, e miratuar nga Komisioni Evropian, përqendrohet në atë që ka vërtet rëndësi – qeverisja e mirë, energjia e pastër, arsimi, zhvillimi i biznesit dhe sundimi i ligjit. Këto nuk janë qëllime abstrakte. Ato janë themelet e një shteti modern evropian, realiteti i përditshëm që duam t’u ofrojmë qytetarëve tanë.

Këtë vit, ne paraqitëm dy kërkesa për shpërndarjen e fondeve, të cilat mbështesin reformat prioritare të Qeverisë – veçanërisht në fushën e shërbimeve dixhitale, forcimin e klimës së biznesit dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Tranzicioni ynë i gjelbër, nga konviktet studentore me efikasitet energjetik në investime të reja në infrastrukturën e transportit dhe hekurudhave, tregon se rritja dhe qëndrueshmëria mund të shkojnë dorë për dore”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se këta hapa janë provë se kur integrojmë tregjet tona, kur lidhim rrugët dhe kur harmonizojmë rregullat, ne tashmë po praktikojmë Bashkimin Evropian dhe vlerat e tij./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy