minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Dëbora mbulon Thethin! Reshje intensive dhe mbi 40 cm trashësi, qarkullimi vijon i kontrolluar - Struga.info


Dëbora mbulon Thethin! Reshje intensive dhe mbi 40 cm trashësi, qarkullimi vijon i kontrolluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora mbulon Thethin! Reshje intensive dhe mbi 40 cm trashësi, qarkullimi vijon i kontrolluar

Reshjet intensive të dëborës kanë vijuar pothuajse gjatë gjithë natës në aksin Bogë–Theth, ku trashësia e borës ka kaluar 40 centimetra. Aktualisht reshjet po vazhdojnë me intensitet, ndërsa forcat e mirëmbajtjes po punojnë me kapacitete të shtuara për të garantuar qarkullim të pandërprerë në këtë segment malor.

Edhe në aksin Hani i Hotit – Dogana Vermosh janë shënuar reshje dëbore gjatë natës në zonat mbi 1000 metra lartësi. Dy mjete borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës.

Deri në këto momente nuk raportohen probleme në qarkullim, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës meteorologjike dhe të rrugëve.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy