24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

Sot shënohen 24 vite qëkur sulmi terrorist i 11 shtatorit në Nju York shembi Kullat Binjake dhe vrau 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme.

Edhe pse sulmi terrorist u transmetua drejtpërdrejtë nëpër ekranet televizive anëembanë globit, ende ekzistojnë teori konspirative që rrethojnë ngjarjet e tmerrshme të 11 shtatorit 2001. Këtu do të trajtojmë teoritë që qarkullojnë më shumë.

Çfarë ndodhi më 9/11?

Më 11 shtator 2001 një grup terroristësh të Al-Kaidës rrëmbyen katër avionë.

Advertisement

Dy avionë, ‘American Airlines Flight 11’ dhe ‘United Airlines Flight 75’, goditën kullat e Veriut dhe Jugut të kompleksit të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Një tjetër goditi Pentagonin në Uashington dhe i katërti u rrëzua në një fushë në Pittsburgh të Pensilvanisë pas një sherri midis rrëmbyesve dhe udhëtarëve në avion.

 

(Katër avionë u rrëmbyen dhe sulmuan objektiva të ndara, duke vrarë pothuajse 3 mijë vetë.) 

Advertisement

Sa teori konspirative qarkullojnë për këtë ngjarje?

Ka dhjetra teori konspirative që qarkullojnë rreth 24 vite pas sulmeve.

Teoria më e njohur e komplotit lidhet me rënien e ‘Kullës së Tregtisë Botërore 7’.

Kjo kullë ra pas rënies së Kullave Binjake fqinje, të cilat u kolapsuan pasi u goditën nga avionët e rrëmbyer.

Advertisement

Raporti zyrtar për tragjedinë përmend mbeturina në flakë që ranë nga Kullat Binjake në katin e 47-të të ‘Kullës së Tregtisë Botërore 7’, dhe si pasojë disa kate morën flakë.

Ngrohja e gjeneruar solli shembjen e kullës. Kështu konkludon raportin Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë, duke e bërë atë qiellgërvishtësin e pare prej çeliku në botë që shembet për shkak të zjarri.

Në nëntor të vitit 2016, një grup inxhinierësh të lartë nga Universiteti i Alaskës u shprehën se “zjarret në zyra” nuk mund ta shkatërronin atë.

Duke publikuar përfundimet e këtij studimi, udhëheqësi i grupit të inxhinierëve, Dr. Xheroi Hulsei tha: “Bazuar në punën tonë deri më sot, ne kemi arritur në përfundimin se zjarri nuk ka qenë shkaku i ‘dështimit’ të kësaj ndërtese”. (përktheu lapsi.al)

Advertisement

Vendimi i tyre nxiti teoritë se ndërtesat e Qendrës Botërore të Tregtisë u shembën nga shpërthime të kontrolluara, por nuk ka prova për të mbështetur një teori të tillë.

24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

(Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush ngushëllon një përson pas sulmit të 11 shtatorit.) 

Çfarë teorish të tjera qarkullojnë për 11 shtatorin?

Advertisement

Ndalimi i avionëve të rrëmbyer:

Konspirativët kanë pyetur gjithmonë se pse forcat ajrore amerikane nuk kanë ndaluar asnjë prej katër avionëve të rrëmbyer.

Ata pohojnë se zëvendës presidenti i atëhershëm amerikan, Dik Çeni, urdhëroi ushtrinë të mos reagojë dhe të mos i qëllojë avionët.

Megjithatë, raportet zyrtare pohojnë se këto ishin rrëmbime shumë të pazakonta të disa avionëve nëpërmjet dhunës në bord.

Advertisement

Radiot e të katër avionëve ishin të fikura, që do të thotë se aeroplanët nuk mund të identifikoheshin.

Rrëmbimi gjithashtu u zhvillua në një ditë kur stërvitjet ushtarake rutinë u zhvilluan në komandën e mbrojtjes ajrore të SHBA.

Të dhënat sugjerojnë se ka pasur konfuzion dhe mungesë të komunikimit midis kontrollit civil të trafikut ajror (FAA) dhe ushtrisë në atë kohë.

Advertisement

    (Momenti i shembjes së Kullave Binjake.) 

Sulmi ndaj Pentagonit:

Teoricienët kanë pyetur në mënyrë të përsëritur se si një pilot amator ishte në gjendje të fluturonte një aeroplan komercial në një manovër të komplikuar dhe ta rrëzonte atë në selinë e ushtrisë më të fuqishme të botës, 78 minuta pas raportit të pare për një rrëmbim të mundshëm pa lënë asnjë gjurmë.

Bazuar në këtë pyetje, ata pretendojnë se në vend të një ‘Boeing 757’, Pentagoni në fakt u godit nga një raketë e vogël ose një avion pa pilot, apo edhe një avion shumë më i vogël.

Advertisement

Kur u konfirmua se fluturimi ‘AA77’ goditi Pentagonin, teoricienët e zhvendosën vëmendjen e tyre në mënyrën se si aeroplani arriti të kryente manovrën e vështirë për të goditur selinë, me pretendimet se sulmi ishtë bërë nga vetë Pentagoni, dhe jo nga disa terroristë të Al-Kaidës.

Ndërsa pamjet filmike të hershme nuk treguan shumë dëme në Pentagon, ka shumë video dhe fotografi të vendit ku goditi avioni, ku duken mbetjet e avionit dhe dëmtimet e vendit gjatë përplasjes.

(Përplasja mbi Pentagon.) 

Advertisement

Mbetjet e ekuipazhit dhe pasagjerëve në aeroplan u gjetën dhe u identifikuan pozitivisht nga ADN-ja, dhe dëshmitarët e shumtë gjithashtu thanë se panë një avion që goditi Pentagonin.

Aeroplani i katërt, vendi i përplasjes së ‘United Airlines 93’

Teoricienët konspirativë ngrejnë vazhdimisht pyetjen se pse vendi i rrëzimit në Shanksville të Pensilvanisë ishte aq i vogël dhe pse mbeturinat e aeroplanëve nuk ishin aq të dukshme sa vendet e tjera.

Ata shprehen se avioni u rrëzua nga raketat, duke shkaktuar shpërbërjen e tij në ajër, gjë që ka bërë që mbetjet të shpërndahen në një zonë të të madhe.

Advertisement

Megjithatë, kjo është refuzuar nga fotografitë zyrtare që tregojnë rrënojat e plota dhe regjistrimet e zërit të pilotit konfirmuan se kishte pasur një revoltë të udhëtarëve kur rrëmbyesit kishin tentuar të merrnin avionin.

Piloti gjithashtu mund të dëgjohet duke konfirmuar se rrëmbyesit kanë shkaktuar rrëzimin e avionit.

“Avionët” ishin hologramë:

Ndër pretendimet më absurde të bëra nga konspirativët është se aeroplanët nuk ishin realë.

Advertisement

Ata sugjerojnë se “aeroplanët” që goditën Kullat Binjake dhe Pentagonin ishin raketa të rrethuara nga hologramë që u bënë të shfaqen si avionë.

Megjithatë, edhe pse kjo është një teori popullore, nuk merr dot parasysh zhdukjen e avionëve, pasagjerëve dhe rrëmbyesve. ©LAPSI.AL 

The post 24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit appeared first on Lapsi.al.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy