minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Blerina Braka në “Këngë Moj”, artistja dhe miqtë e saj sollën muzikën më të bukur nga të gjitha trevat  - Struga.info


Blerina Braka në “Këngë Moj”, artistja dhe miqtë e saj sollën muzikën më të bukur nga të gjitha trevat 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blerina Braka në “Këngë Moj”, artistja dhe miqtë e saj sollën muzikën më të bukur nga të gjitha trevat 

Një udhëtim muzikor, nga veriu në jug e sigurisht edhe me notat e Shqipërisë së mesme, kështu zgjodhi të vinte këngëtarja Blerina Braka, në “Këngë moj”.

Me elegancën dhe zërin e saj brilant Blerina është bërë shpesh pjesë e spektaklit, por këtë herë mbrëmja iu dedikua tërësisht karrierës së saj artistike.

E doja shumë këtë natë dhe kur më erdhi ftesa nuk e prisja dhe thash erdhi 2024 me mbarësi. Nata e sotme është një recital i këngëve popullore janë pikërisht këngët që do populli. Do të jenë këngë nga të gjitha trevat, sepse ai që është artist i bën të gjitha.”, tha këngëtarja Blerina Braka.

Miq të jetës së artistes, por edhe ata që e shoqërojnë në skenë, iu bashkuan Blerinës në gjallërinë dhe atmosferën e veçantë që sollën së bashku.

Advertisement

 “Unë e kam njohur që në akademinë e arteve blerinën dhe është një nga vokalet më të bukura të tregut shqiptar. Por Blerina është një vajzë e drejtpërdrejtë që e ndërthur shumë bukur njerëzoren me artin.”, tha këngëtari Aurel Thëllimi.

 “Jemi të dy temperamente besoj në këngë që nuk këndon vetëm Blerina këngët e jugut ashtu siç nuk këndoj vetëm unë këngët e veriut.”, deklaroi këngëtari Ervin Bushati.

Interpretime që emocionuan e çuan peshë edhe publikun ishin edhe duelet e Blerinës me Eglantina Toskën dhe Shpat Kasapin.

 “Skena të bën të ndjehesh më i frymëzuar, më planë publikut si dhe ti japësh atij emocionet e duhura.”, shtoi më tej këngëtari Shpat Kasapi.

Advertisement

Çdo të enjte në orën 21:00 mund të ndiqni “Këngë Moj” në Vizion Plus për të shijuar muzikën e zgjedhur dhe artistët më të mirë të skenës shqiptare./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy