E trishtë, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare shkrimtari dhe publicisti, Albri Brahusha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E trishtë, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare shkrimtari dhe publicisti, Albri Brahusha

Shkrimtari dhe publicisti, Albri Brahusha, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij në rrjete sociale.

Mësohet se pak ditë më parë ai është prekur nga nje veroze akute dhe është shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike te prefekturës në vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Advertisement

Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjes i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Në fushën artistike ai ështe autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Së fundmi ishte kandidat për drejtor i teatrit Migjeni në konkursin publik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy