Ekspozitë për Ismail Qemalin/ Publikohet letra dërguar SHBA-së, për pavarësinë e Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspozitë për Ismail Qemalin/ Publikohet letra dërguar SHBA-së, për pavarësinë e Kosovës

Kjo letër e shkruar nga Ismail Qemali, pak pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kërkuar shkëputjen e Kosovës nga Serbia, vjen për herë të parë në Tiranë nga stërnipi i tij Nedim Vlora.

 

Dorëshkrimi ka formë anonime dhe mban një firmë tjetër ndryshe nga ajo e hedhur në aktin e pavarësisë, në 1912.

 

Advertisement

Këto dokumente, por dhe foto familjare të papublikuara më herët, u ekspozuan në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në kryeministri, në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë.

 

ENA BULKU

 

Advertisement

DREJTORE E COD

 

“Ajo çfarë është interesante dhe ngjall kureshti është se ne kemi një letër të Ismail Qemalit të shkruar me dorën e tij or që ai nuk e shkruan me dorën e tij, që zoti Nedim na e konfirmon që është shkruar me dorën e tij, dhe firma e hedhur nuk është ajo firma që jemi mësuar të shohim në dokumente. Kur e pyetëm zotin Nedim tha se po përdor dy firma.”

 

Advertisement

Të ruajtura për dekada në Bari të Italisë, këto artefakte shpalosin një tjetër dimension të Ismail Qemalit, duke e zhveshur nga petku i politikanit që shumëkush e njeh.

 

ENA BULKU

 

Advertisement

DREJTORE E COD

 

“Kjo është një ekspozitë jashtë asaj që jemi mësuar të shohim nga figura e Ismail Qemalit. Këtu janë disa prapaskena të familjes Vlora, disa gjëra që as i imagjinonim si lidhja e fortë dhe që ka qenë shumë i dashur me mbesat e tij. Ajo që është ndryshe kjo ekspozitë është arkivi i familjes dhe personazhet që kanë luajtur një rol në jetën e Ismail Qemalit.”

 

Advertisement

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në kryeministri për të gjithë vizitorët deri më datë 30 nëntor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy