Aktori i njohur Xhevahir Zeneli ka rrëfyer në “Quo Vadis” balancën që i është dashur të mbajë mes familjes dhe karrierës.

Ai i tregoi se ka mundur të gjejë të ‘mesmen e artë’ duke iu përkushtuar të dyjave, ndërsa me nota humori rrëfen devotshmërinë e tij në mirërritjen e fëmijëve.

“Koha ishte e mjaftueshme edhe për t’u marrë edhe me familjen, madje kur ndamë detyrat, unë e tregoj shumë herë këtë pjesën e shkollës e ndiqja unë më shumë [të fëmijëve] se sa ime shoqe. Një ditë të bukur vajta në shtëpi dhe e pyes çunin e vogël për mësimet e ditës, çfarë kishte mësuar, më tha ditët e javës. Thuami pak babit i thashë unë, por si duket e ngrita pak tonin dhe ai u tremb. Nusja po lante enët dhe filloi të më thonte ditët e javës që kishte mësuar, tha e hënë e martë, e mërkurë, edhe të enjten mezi e tha, pastaj vazhdoi shtator, tetor, nëntor, dhjetor. I thashë gruas hajde të të puth njëçikë, kështu më ngjiste, por tani që e pashë vetë edhe nga mendja mu mbush mendja që e kemi të dy”, tha ai.

Ai theksoi se ndonëse ishte i përkushtuar ndaj punës, është përpjekur të jetë maksimalisht prezent edhe në familje./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";