“E kam jetën e tretë”, Xhevahir Zeneli kujton “luftën” me të motrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E kam jetën e tretë”, Xhevahir Zeneli kujton “luftën” me të motrën

Aktori i njohur Xhevahir Zeneli ka ardhur këtë të mërkurë me një rrëfim ndryshe në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj.

Zeneli, teksa ka rrëfyer fragmente kujtimesh nga fëmijëria, ka treguar dy episode, kur motra e tij, me të cilën kishte vetëm një vit diferencë, ka tentuar ta vrasë pa vetëdije.

Një moment ka qenë në pus dhe ka qenë gjyshja ajo që e ka shpëtuar aktorin, ndërsa rasti i dytë shton Zeneli ka qenë kur e motra ka tentuar ta vërë në gjumë, e duke u përballur me refuzimin e tij për të fjetur, ajo ka marrë thikën.

Teksa thotë se e ka jetën e tretë, Xhevahir Zeneli shton se ai ka qenë një fëmijë i urtë, virtyt që e ka edhe sot.

Advertisement

Me motrën që i zura radhën. Me motrën e katërt, me Shpresën. Vetëm 1 vit diferencë kemi dhe çuditërisht dy herë ajo desh ma mori jetën. Një herë desh më ka hedhur në pus. Unë isha kurioz që të shikoja si dukej fytyra ime atje poshtë dhe ajo që më zgjaste pa vetëdije. Gjyshja më ka arritur më ka kapur nga këmba sepse isha bërë gati për të rënë. Kjo është jeta e tretë, sepse edhe një herë kur nëna e porositi të më vinte në gjum që të më tundte, unë çuditërisht nuk flija dhe para disa ditësh ishte prag Viti i Ri dhe kishte parë që babai therri një pulë. Ajo e kishte parë skenën dhe më thoshte pusho se do të therr si babi që therri pulën. Mori një thikë, por nuk e vendosi nga ana që pret e më kishte gërvishtur pak se ishte thika e goditur nga vëllai që kishte bërë shkopinjtë e klasës së parë. Unë kam qenë fëmijë i qetë. Me të voglin e çfarë nuk bëjnë. Edhe sot jam po kaq i qetë”, ka thënë aktori Xhevahir Zeneli në “Quo Vadis”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy