Xhevahir Zeneli “qytetar nderi”/ Bashkia e Kolonjës i dorëzon titullin aktorit të Al Pazar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhevahir Zeneli “qytetar nderi”/ Bashkia e Kolonjës i dorëzon titullin aktorit të Al Pazar

Aktori i njohur i humorit, Xhevahir Zeneli u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Kolonjës për kontributin e dhënë në promovimin e artit dhe kulturës kolonjare.

 

Titulli iu dorëzua nga kryebashkiaku Erion Isai dhe aktori i njohur Agron Llakaj, që u bë pjesë e skenës për të surprizuar Xhevahir Zenelin.

 

Advertisement

ERION ISAI
KRYETAR I BASHKISE KOLONJE

“Për ne si qytet është privilegj i madh që në listën e figurave me kontribut të madh, kemi një artist të mrekullueshëm si ty.”

 

Xhevahir Zeneli për Agron Llakajn është jo vetëm partner në punë, por edhe mik i rrallë në jetë.

Advertisement

 

Aktori i humorit Xhevahir Zeneli është pjesë e trupës së Al Pazar në Vizion Plus dhe ka krijuar me dhjetëra role aq të pëlqyera për teleshikuesit shqiptarë. Zeneli ka një galeri rolesh në estradë, teatër dhe kinematografi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy