Xhevahir Zeneli nuk mban dot lotët, çfarë i tha Agron Llakaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhevahir Zeneli nuk mban dot lotët, çfarë i tha Agron Llakaj

Në 60-vjetorin e lindjes, Xhevahir Zeneli përjetoi emocione të forta teksa intervistohej në “Vizioni i Pasdites”. Një urim nga miku dhe kolegu Agron Llakaj e bëri të pamundur që t’i mbante lotët në studio.

 

Përtej fjalëve vlerësuese ndaj Xhevahirit, “Jeffry” Zeneli, Llakaj denoncoi dhe mos dekorimin e aktorit me titullin “Mjeshtër i Madh”. Agron Llakaj e quan këtë “dështimin e tij më të madh” dhe se titullin kush s’e ka marrë.

 

Advertisement

“U përpoqëm shumë gjatë kësaj kohë të arrinim të siguronim një nderim, një titull për ty në këtë ditë. Nuk e realizuam dot dhe kjo është pjesë e dështimit tim personal në raport me ty. Ndoshta, jo thjesht se ti meriton të marrësh një titull që quhet ‘Mjeshtër i Madh’ se ti mjeshtër i madh je. Por do më pëlqente simbolikisht që vlera e një artisti si puna jote të meritonte qoftë në mënyrë protokollare një çmim, sepse kush nuk e ka marrë o Xhefri. Dhe ti e thua shumë bukur, më mirë le të mbetem një mjeshtër i vogël.” – shpreh Agron Llakaj.

 

Mes lotësh dhe falenderues, Xhevahiri tha se është i kënaqur ashtu siç është, dhe se dashuria e publikut e zëvendëson boshllëkun e një titulli.

 

Advertisement

“Gjithmonë ia them me shaka Gonit, të mbeten dhe ca të vegjël se u bën shumë ata mjeshtrat e mëdhenj. Do më pëlqente të rrija kështu siç jam. Boll shikoj respektin që kanë njerëzit kur dalë në rrugë, kur më ngacmojnë me batutat e roleve të mia. Kaq mjafton për mua.” – tha Jeffry.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy