“Kali interpreton më mirë se ty”, Xhevahir Zeneli kujton batutën e regjisorit të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kali interpreton më mirë se ty”, Xhevahir Zeneli kujton batutën e regjisorit të parë

Aktori Xhevahir Zeneli në një rrëfim ndryshe për jetën e tij, ka treguar hapat e parë në kinematografi. Filmin e parë që ka luajtur ka qenë në vitin 1982 në filmin “Kush vdes në këmbë”. Për këtë film, ai thotë se të gjithë kolonjarët u habitën me rolin e tij, pasi mendonin se e kishte helmuar vërtet Petro Nini Luarasin.

Më tej, Zeneli kujton në emisionin “Quo Vadis” me Pranvera Borakajn edhe batutën që i ka thënë regjisori Minella Borova, që edhe sot e kujton po me aq nostalgji.

“I pari fare ka qenë në vitin ’82 “Kush vdes në këmbë” me regjisorin Vladimir Prifti dhe donte që dhe rolet e dyta dhe të tretat të ishin nga ajo zonë. Unë e kisha edhe nga fshati dhe të gjithë kolonjarët u habitën dhe më thanë që në filmin e parë mësuesin helmove. E dinin se e kisha helmuar unë vërtetë. Kam pasur një rol simpatik të vogël, por kam një histori shumë të bukur me Minella Borovën, edhe ai kolonjar puro. Kur do jepej premiera e filmit, i them profesor të lutem, është filmi i parë që luaj dhe për ndonjë vërejtje ose ndonjë vlerësim. Unë kisha një rol të bukur me Reshat Arbanën me një kal të bardhë që shëtit aty, dhe kur mbaroj filmi, i dola përpara që të më bënte vërejtjet. Dhe i thash, profesor si tu duka, e më tha e pash me vëmendje, ti ishe shumë mirë por kali ishte më mirë. Kjo ishte batuta më e bukur e Minella Borovës që unë e kujtoj me shumë nostalgji”, tha Xhevahir Zeneli në emisionin “Quo Vadis”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy