Nata e gjashtë e “Gjeniut të Madh”/ Kalojnë pesë konkurentë, Fjorentini fiton duelin ndaj Marjanës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nata e gjashtë e “Gjeniut të Madh”/ Kalojnë pesë konkurentë, Fjorentini fiton duelin ndaj Marjanës

E enjtja mbylli një tjetër natë me muzikë të bukur dhe emocione të forta, të dhuruara nga spektakli “Gjeniu i madh”.

 

Ndërsa e nisën si një ëndërr për të qenë pjesë e skenës, sot konkurrentët nuk i tremben sfidave dhe as eliminimit.

 

Advertisement

Nën ethet e garës ata thonë se do të guxojnë të sjellin edhe zhanër të tjerë muzikorë, ndryshe nga ato që janë prezantuar netët e mëparshme.

 

KONKURENTE

 

Advertisement

1- “Patjetër që do ndryshoj nëse vazhdoj, sepse unë i qëndroj besnike kësaj fjalës pasi kjo është nj garë. Rozi më kërkoi të vija me një baladë dhe unë solla këngën “Harroje, harroje”. Herë tjetër patjetër që kam dëshirë edhe ndonjë popullore të Shqipërisë së Mesme pse jo.”

 

2- “ Karakteri im faktikisht nuk është Elita 5, por do ta sjell këngën në mënyrën time. Ndoshta dhe pëlqehet dhe jo, po natyra ime është kjo. Unë jam më tepër te vokali i Aleksandër Gjokës.”

 

Advertisement

Katërshja e jurisë zgjodhi më të mirët, të cilët do të vijojnë garën për çmimin e madh.

 

KONKURENTE

 

Advertisement

1-“Kritikat i pëlqej se ata kishin shumë të drejtë. Këngën s’kisha shumë kohë që ta mësoja megjithëse e njihja si këngë. Pati ca probleme të vogla që mi tha dhe juria por nuk besoj së do më penalizojë.”

 

2-“Juria patri kërkesë që të vija me një stil tjetër dhe bëri ca kritika të vogla, po ky është stili im dhe unë këtu e gjej veten më mirë. Do përpiqen maksimalisht të sjell dhe ndonjë material tjetër, këngët që unë zgjedh janë këngë që i ndjej emocionalisht ndaj dhe i sjell.”

 

Advertisement

Mes konkurrentëve të përzgjedhur mbetën për t’u përballur me njëri-tjetrin Fjorentini dhe Marjana. Sfidë e cila i ndërpreu rrugëtimin drejt finales Marjanës.

 

MARJANA

“Për mua ka qenë një terapi, një kënaqësi, një ëndërr që unë e kam prekur. E kam pak të vështirë të ndahem prej saj por ishte kënaqësi shumë e madhe.”

Advertisement

 

Gara mes konkurrentëve në “Gjeniun e Madh” do të vijojë të enjten e ardhshme në ekranin e Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy