Një komedi turke në Korçë/ Aktorët shqiptarë interpretojnë pjesën “pas zero”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një komedi turke në Korçë/ Aktorët shqiptarë interpretojnë pjesën “pas zero”

“Pas zero”, një komedi nga Muratcan Kibiroglu, me regji të Ali Volkon Çetinkaya, është shfaqur mbrëmë premierë në teatrin e Korçës.

 

 

 

Advertisement

Shfaqja e trupës së teatrit “Andon Zako Çajupi”, dhënë në festivalin ballkanik në Bursa, ka ngacmuar regjisorin turk për të pasur një bashkëpunim me aktoret shqiptare.

 

 

Për regjisorin e njohur turk, komeditë nuk duhet të të bëjnë vetëm të qeshësh, por edhe të mendosh.

Advertisement

 

 

ALI VOLKAN ÇETINKAJA

REGJISOR I SHFAQJES

Advertisement

 

“Krijova kontaktet me Zamira Kitën duke dashur që të sjell një komedi në teatrin e Korçës. Jam ndier shumë mirë gjatë kësaj kohe, kam 45 ditë që punoj me kolegët këtu dhe më pelqeu shumë armosfera dhe çdo gjë tjetër. E zgjodha këtë komedi për mesazhet që jep, sepse mua nuk më pëlqejnë vetëm komeditë që të bëjnë të qeshësh, por edhe komeditë që të bëjnë të mendosh. Në lidhje me këtë shfaqje ne e kemi vënë edhe më përpara në Turqi. Frika ime më e madhe ishte a do të kisha të njëjtat reagime siç kisha në Turqi, por isha i bindur për këtë duke qënë se njerëzit janë të njëjtë dhe kanë pak a shumë të njëjtat mendime dhe ndjenja.”

 

 

Advertisement

 

Amos Zaharia, aktori kryesor i kësaj komedie u shpreh se kjo komedi ishte krejt ndryshe nga ato që kemi parë në skenat tona.

 

 

Advertisement

Në këtë komedi kanë interpretuar edhe aktorë të tjerë të njohur si Andrea Pepi, Zamira Kita, Kejdi Gishto dhe Kristi Baçe.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy