12 piktorët të traditës së peizazhit edhe këtë sezon janë bërë bashkë në ekspozitën “Plain Air”, të hapur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Dy prej përfaqësuesve të parë të kësaj ekspozitë, Xheneta Kadillari dhe Pashk Përvathi tregojnë për Vizion Plus të gjithë rrugëtimin e tyre, por dhe vështirësitë e mbajtjes gjallë të kësaj tradite, të nisur që nga mjeshtri Vangjush Mio.

 

“Peizazhi për ne mbetet si një gur i çmuar dhe kemi atë egon që ta çojmë cep më cep të Shqipërisë për të mos lënë gjë dhe pse ende kemi gjëra për të bërë”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Peizazhistët kanë udhëtuar nga Vermoshi në Konispol, për të sjellë përmes teknikës së vajit, në 48 tablo, çdo cep Shqipërie. E duket se piktorët shpesh bëjnë kompromis për të pasqyruar vetëm peizazhet më të bukura të Shqipërisë, ashtu siç ata do e donin vërtet vendin e tyre.

 

“Piktorët në iniciativën e tyre për ta sjellë natyrën në telajo mbajnë gjithmonë një lloj qëndrimi krijues ndaj saj. e interpretojnë përmes një filtri të tyre. shpesh ne hasemi me artdashës që thonë sa e bukur. po kaq i bukur është ky vend? në fakt Shqipëria është e bukur po kur kalon na laboratorin krijues është më i bukur sepse piktori merr esencën nga natyra”, shtoi piktori.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky kolazh arti pamor sjell dhe emra të tjerë piktorësh si Anastas Kostandini, Agron Polovina, Kujtim Buza, Sadik Kasa etj. Ekspozita “Plain air” do të jetë e hapur për të gjithë artdashësit deri më datë 14 dhjetor./vizionplus.tv/