“Bashkohen” Heronjtë e Ballkanit/ Ekspozitë me novela grafike në Muzeun Historik Kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Bashkohen” Heronjtë e Ballkanit/ Ekspozitë me novela grafike në Muzeun Historik Kombëtar

Historia dhe heronjtë kombëtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia Bullgaria, Maqedonia e Veriut e të tjerë, bëhen bashkë përmes imazhit të  novelave grafike në ekspozitën “Can for Balkans”.

 

 

E ndarë në pavijone sipas artistëve kjo ekspozitë shërben dhe si shkëmbim eksperiencash, në një kohë kur në vendin tonë ky lloj arti është pak i lëvruar.

Advertisement

 

 

OLTSEN GRIPSHI

 

Advertisement

“Ne kemi pavionin tonë, artistët tanë të cilët kanë krijuar rreth kësaj tematike dhe kësaj fushe dhe është një mënyrë shumë e mirë për të njohur historinë dhe të shkuarën nëpërmjet novelës grafike. Është një nga artet e veçanta që nëpërmjet imazhit gërsheton fjalën me rrëfimin nëpërmjet artit viziv. Artistët shqiptar padyshim, që e kanë një skenë të veçante dhe një dritare të hapur për kultivimin e këtij zhanri artistik.”

 

 

 

Advertisement

 

E perceptuar si një ekspozitë lëvizëse që ka nisur rrugëtimin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor momentalisht është stacionuar në muzeun kombëtar. Dhe si qëllim ka zbehjen e steriotipeve për konfliktet mes popujve.

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Ekspozita “Can for Balkans” do të qëndrojë e hapur për artdashësit  në muzeun historik kombëtar deri më datë 12 dhjetor.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy