Bëni Like Struga.info në Facebook


Natyra e Shqipërisë në 40 tablo; piktorët më të mirë të peizazhit sjellin ekspozitën e përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Natyra e Shqipërisë në 40 tablo; piktorët më të mirë të peizazhit sjellin ekspozitën e përbashkët

Një udhëtim në Shqipëri nga veriu në jug mes Alpesh e detesh, është imazhi që sjellin 40 tablotë e peizazheve në ekspozitën “Plein air”.

 

E kthyer në një traditë prej tashmë 8 vitesh 12 piktorët pjesëmarrës si Agim Kadillari, Agron Polovina, Pashk Pervathi, Xheneta Kadillari, Vangjo Vasili, e të tjerë sjellin përmes ngjyrave natyrën, të paprekur dhe të pacenuar nga dora e askujt.

 

Advertisement

PASHK PËRVATHI

PIKTOR

“Piktura dhe veçanërisht peizazhi është arti i së bukurës dhe duke qenë kështu piktorët gjithmonë kanë një lloj filtri, është ai filtri krijues që përpiqen të gjejnë gjithmonë të bukurën dhe ta sjelli përmes tablosë. Pra këto nuk janë fiksime fotografike të natyrës por janë imazhe të filtruara përmes syrit të piktorëve.”

 

Advertisement

Ndonëse subjekti dhe tematika e kësaj ekspozite për vite me radhë ka qenë e njëjtë artistët kërkojnë t’i japin zë përmes risive artit viziv, i lidhur ky ngushtësisht me peizazhin.

 

PASHK PËRVATHI

PIKTOR

Advertisement

“Secili piktor sjell një qëndrim unik, pra ata dallojnë nga njëri tjetri dhe kjo është e veçanta e kësaj ekspozite, duke sjellë qoftë dhe të njëjtin subjekt në këndvështrime të ndryshme dhe kjo është pjesë e karakterit krijues të gjithsecilit. Risi janë motivet e sjella, qëndrimi që mban secili prej pjesëmarrësve si dhe piktorët e rinj që na bashkohen duke sjellë një frymë të re. ”

 

Ekspozita është e hapur për të gjithë publikun deri më datë 28 janar në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy