“Fjala” vjen me 39 tablo/ Alfred Nini sjell ekspozitën me peizazhe dhe portrete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fjala” vjen  me 39 tablo/ Alfred Nini sjell ekspozitën me peizazhe dhe portrete

Edhe pse mesazhet për piktorin Alfred Nini  vijnë në gjuhën e pikturës, artisti ka zgjedhur që ciklin me 39 tablo ta quaj “Fjala”. Ekspozita nis me natyre, pejsazhe , tablo me elemente floreal, duke përfunduar tek njeriu i cili ka rolin më të rëndësishëm në ekosistem.

 

ALFRED NINI

PIKTOR

Advertisement

Ishte një inspirim nga “Doktrina Kristiane” marrdhëniet njerzore ndaj këtyre që ne i njohim si “Apostuj”. Unë kam marrë këtë pjesën që ne sot na intereson më shumë për të thënë që edhe këta njerëz kanë qënë njësoj si ne por dhe ata sic kanë ndryshuar duhet të ndryshojmë edhe ne. Kjo zgjedhje është në lidhje me përgjegjshmërinë në lidhje me vetveten dhe me natyrën

 

Pjesa më e madhe e krijimtarisë që është ekspozuar, mori jetë gjatë pandemisë, ndërsa kjo ekspozitë vjen si përpjekje për të nxitur rikthimin e jetës artistike.

 

Advertisement

ALFRED NINI

PIKTOR

Një nga arsyet që kjo ekspozitë është iniciuar është për inkurajimin e artistëve dhe të artdashësve dhe të cdo individi që e pëlqen dhe do ta ketë veprën e artit

 

Advertisement

Mesazhi është i qartë, njeriu duhet te kthehet tek shpirtërorja e sidomos në këtë kohë pandemie. Marrëdhënia  mes natyrës dhe individit është e pandashme, ndaj sipas piktorit duhet të kujdesemi që të marrim më të mirën.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy