Rihapet biblioteka e vjetër/ Botimet të aksesueshme për lexuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rihapet biblioteka e vjetër/ Botimet të aksesueshme për lexuesit

Së shpejti biblioteka së vjetër do t’i kthehet funksionit te saj.

 

Mijëra libra të depozituar për dekada me radhë do të jenë të aksesueshem për lexuesit. Kjo bibliotekë vjen me një organizim tërësisht të ri, ku të ndara sipas letërsive, por edhe periudhave kohore, çdokush do të mund të ketë në dorë fizikisht librat.

 

Advertisement

PIRO MISHA

 

DREJTOR I BIBLIOTEKES KOMBETARE

 

Advertisement

“Këto kanë qenë kryesisht libra të sekuestruara pas Luftës së Dytë Botërore nga regjimi komunist pjesa më e madhe e të cilave nuk kanë pasur kurrë kontakt me lexuesin. Kështu që është dhe një pjesë e historikut sepse janë libra që tregojnë lidhjen tonë me Europën, lidhjet tona me botën intelektuale.  janë dy dimensione këtu, dimensioni i parë që janë libra që vihen në dispozicion të librit me një sistem të ri që janë fondet e hapura dhe  dyta është që këtu do jetë një laborator mjaft modern për restaurimin e tyre.”

 

Me një sistem të ri, ambientet do të jenë të hapura për të gjithë lexuesit, por pa patur mundësi për t’i marrë me vete botimet jashtë bibliotekës.

 

Advertisement

PIRO MISHA

 

DREJTOR I BIBLIOTEKES KOMBETARE

 

Advertisement

“Kjo është në model i ri bibliotekar, çdokush mund të prekë librin me dorë por libri do të ketë një chip. Do kombinohen librat muzeal dhe historik me librat e rinj. Do të bashkëpunojmë me një sërë ambasadash për të mos qenë vetëm një pjesë muzeale e ngrirë por të jetë në shërbim të lexuesit.”

 

Ndërsa biblioteka kombëtare vuan ende nga mbingarkesa për shkak të mungesës së hapësirave, ky ambient ri sërësh nuk ndihmon në këtë ngërç.

 

Advertisement

PIRO MISHA

 

DREJTOR I BIBLIOTEKES KOMBETARE

 

Advertisement

“Këtu janë libra që ishin këtu, si një lloj magazine. Pjesa dërrmuese ka qenë e mbyllur. Por ky është vetëm një aneks i bibliotekës kombëtare pasi fondi kryesor i librave është atje.”

 

Biblioteka e vjetër është një ambient i cili i shtohet kryeqytetit dhe lexuesve qe prej kohësh e kanë ndjerë mungesën e një institucioni të dedikuar librit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy