
Një çift ra pre e një sulmi brutal, për të cilin janë arrestuar pesë persona nga policia. Çifti u bllokua nga katër persona me dy skuterë, në Reggio Emilia të Italisë. Ata u goditën me shkelma, grushta e thika në fytyrë e këmbë.
Burri, një maroken 43-vjeçar, u la i përgjakur në mes të rrugës. Ndërsa e fejuara e tij, një 37-vjeçare, u tërhoq në një vresht dhe më pas u fut në një shtëpi ku u përdhunua. Në pranga përfunduan një 29-vjeçar, një 24-vjeçar, një 43-vjeçar, një 26-vjeçar dhe një vajzë 25-vjeçe, që konsiderohet si bashkëpuntore.
Efektivët e policisë gjatë kontrollit të shtëpisë gjetën rroba me gjak thika dhe sende të përdorura për torturat. Çifti është i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje shoku. Arsyeja e sulmit po hetohet ende.