Ndërkohë që Botërori i Katarit po afrohet, cilido që mendon se do të shfrenohet gjatë këtij kompeticioni, duhet t’i largojë këto mendime pa përfunduar në telashe të mëdha.

 

Nasser El Khater, kreu i komitetit organizativ të Katarit, ka bërë me dije se rregullat e vendosura nga shteti në fjalë nuk kanë ndërmend që të zbuten për një muaj kur do të mbahet turneu. Por për çfarë bëhet fjalë? Shfaqjet intime dhe afrimiteti i madh mes një burri dhe gruaje në publik është tërësisht i ndaluar. Pra nuk duhet të ketë asnjë marrëdhënie intime për sa kohë që në Katar nuk vijnë si të martuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çdo marrëdhënie tjetër mes një burri dhe gruaje, për sa kohë nuk janë bashkëshortë, dënohet deri në shtatë vite burgim. Sigurisht që një dënim i tillë vjen edhe për homoseksualët nëse vendosin të puthen në publik. Festat me birra dhe organizimi i “party” është i ndaluar po ashtu me ligj. E për këdo që kërkon shfrenimin me konsumimin e lëndëve narrkotike, atëherë duhet të bëjë llogaritë mirë se po flirton me burgimin e vdekjes.