“Covid-19 do të na prishë festat e fundvitit dhe për shumë vite të tjera”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Covid-19 do të na prishë festat e fundvitit dhe për shumë vite të tjera”

Një ekspert britanik ka paralajmëruar se masat e deritanishme kundër koronavirusit janë të pamjaftueshme, kështu që duhet të përgatitemi për të kaluar festa fundviti anormale edhe për disa vite të tjera.

Epidemiologu Tim Spector, i King’s College, tha se virusi do të shkaktojë probleme të mëdha edhe gjatë 5 viteve të ardhshme.

“Vitin e kaluar parashikohej që normaliteti të kthehej në fund të këtij viti, por nuk do të jetë kështu. Kemi kuptuar që vetëm vaksina nuk është zgjidhja, edhe për ato vende që kanë numër të lartë të vaksinuarish. Duhet një kombinim masash.

Duhet zgjeruar programi i vaksinimit me dozën e tretë, por duhet të kuptojmë edhe që personat që marrin dozën e tretë, mund ta transmetojnë sërish virusin, kështu që do ta kemi mes nesh”, shpjegoi Spector.

Advertisement

Profesori britanik shtoi se për të mbajtur sa më të ulët numrin e rasteve të reja dhe viktimave, duhet të kombinojmë vaksinimin, ilaçet kundër koronavirusit dhe masat e shëndetit publik. “Por, ne nuk po e bëjmë këtë”, theksoi Spector.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy