Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin meksikan të Sinaloas. Tre persona humbën jetën, kur makina me të cilën udhëtonin u përplas me një aligator dy metra në mes të natës.

Të rinjtë, të moshës nga 20 deri në 22 vjeç, humbën jetën tragjikisht.

Zvarraniku u shfaq papritur në rrugë përpara makinës, në të cilën ndodheshin gjithsej shtatë persona. Ndërsa shoferi po përpiqej të manovronte, mjeti goditi aligatorin dhe më pas përfundoi duke u përplasur me një pemë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katër personat e tjerë morën lëndime të rënda.

Nga përplasja u vra edhe aligatori dhe trupi i tij u gjet në mes të rrugës pranë rrënojave.

Vendasit më vonë e copëtuan kafshën e ngordhur nga inati./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";