Alarm në kufirin rumuno-ukrainas, evakuohet fshati pas sulmit të Moskës në portin e Odesës! Anija në flakë rrezikon të shpërthejë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarm në kufirin rumuno-ukrainas, evakuohet fshati  pas sulmit të Moskës në portin e Odesës! Anija në flakë rrezikon të shpërthejë

Autoritetet rumune kanë urdhëruar evakuimin e fshatit Plourou, në kufirin Rumani–Ukrainë, pasi një anije që transportonte gaz të lëngshëm (LPG) mori flakë vetëm disa qindra metra larg zonës, pas një sulmi me dron rus në portin ukrainas të Izmailit.

Sipas rrjetit rumun Digi24, 150 banorë të fshatit Plourou, që ndodhet përballë Izmailit në brigjet e Danubit, po evakuohen si masë paraprake.

Sulmi rus të dielën në mbrëmje shkaktoi një zjarr në një anije që transportonte mijëra ton LPG, ndërsa flakët ishin rreth 500 metra larg nga zonat e banuara.

Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata është tejet kritike, pasi ekziston rreziku real që anija “të shpërthejë në çdo moment”.

Advertisement

Kryebashkiaku Tudor Chernega deklaroi se shërbimet e sigurisë po kryejnë kontrolle “shtëpi më shtëpi”, ndërsa po evakuohen edhe kafshët për shkak të rrezikut nga një shpërthim i madh.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase në rajonin e Odesës njoftuan për një sulm “masiv” ndaj infrastrukturës energjetike dhe portuale, ku disa anije pësuan dëme.

Advertisement

Anija me LPG me emrin Orinda, me flamur turk, u dëmtua rëndë, por të 16 anëtarët e ekuipazhit arritën të braktisin anijen në kohë dhe janë të sigurt, sipas njoftimit të qeverisë turke.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy