Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për median pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë komunikimit me gazetarët Kim tha se Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet deri në 31 maj, ashtu siç vetë liderët politikë i kanë premtuar popullit shqiptar.

Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, sikurse kane premtuar për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri në 31 maj.

Ky nuk është afati i fundit që e ka vendosur SHBA, apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, por një afat kohor që kanë caktuar mbi vetën e tyre vetë udhëheqësit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për nga përkufizimi Opozita ka një punë shumë të vështire para , por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha ambasadorja Kim. (TemA)