REAGIMI/ Ambasadorja e SHBA: Shpresoj që aludimet për një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi, të mos jenë të vërteta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
REAGIMI/ Ambasadorja e SHBA: Shpresoj që aludimet për një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi, të mos jenë të vërteta

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në “Twitter” dhe thotë se ka dëgjuar fjalë për një marrëveshje mes palëve për të vrarë reformën në drejtësi, gjë që shpreson të mos jetë e vërtetë.

Sipas ambasadores Kim, reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Advertisement

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë ambasadoren amerikane që të bëjë këtë reagim, por në korridoret e politikës shqiptare është folur shpesh për një marrëveshje të mundshme, që reforma në drejtësi të zvarritet dhe pse jo, të dështojë.

Reagimi vjen në ditën kur ambasadorja Yuri Kim zhvilloi edhe një takim në Presidencë me Ilir Metën, i identifikuar publikisht si kundërshtar i reformës në drejtësi.

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy