Kush po tenton ta ‘vrasë’ Reformën në Drejtësi? Kryemadhi kërkon të shpëtojë Metën: Ekziston një marrëveshje mes Ramës dhe bandave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush po tenton ta ‘vrasë’ Reformën në Drejtësi? Kryemadhi kërkon të shpëtojë Metën: Ekziston një marrëveshje mes Ramës dhe bandave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

E ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.

Vasili: Çfarë komenti keni për deklaratën e ambasadores së SHBA-së për Refornën në Drejtësi

Kryemadhi: “Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu.

Advertisement

Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët.

Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi.

Bandat dhe kriminelët. Mjafton të mereren tabulatet e telefonit dhe ëhats app të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve”.

Per hir te se vertetes eshte vetem Ilir Meta ai qe ka propozuar nje platforme me 11 pika mes te cilave dhe krijimin e nje keshilli politik per amendimin e ligfjeve te Reformes ne Drejtesi!

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy