“Vrasja” e Reformës në Drejtësi? Bollino: SHBA ka parë se diçka po lëviz. Bushati: Reforma ka vdekur, Yuri Kim, Donald Lu, Vllahutin edhe Soreca e vranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vrasja” e Reformës në Drejtësi? Bollino: SHBA ka parë se diçka po lëviz. Bushati: Reforma ka vdekur, Yuri Kim, Donald Lu, Vllahutin edhe Soreca e vranë

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend.

Gazetari Karlo Bolino flet për shembjen e një tabu-je, se tashmë “reforma në drejtësi nuk mund të jetë e paprekshme”.

Ai përmend emra që kanë kërkuar ndryshime dhe janë vetëm politikanë nga PS si dhe presidenti Ilir Meta.

Por i pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse marrëveshja është mes PS dhe Metës, Bolino thotë se as amerikanët nuk e dinë një gjë të tillë, megjithëse ata “kanë vënë re se diçka po lëviz”.

Advertisement

“Ata kanë prishur tabunë që reforma në drejtësi mund të jetë e paprekshme. Kanë folur për ndryshime një deputete e PS, ka folur zoti Xhafaj pak muaj më parë, dhe Rama që ka thënë se është i gatshëm nëse kërkohen ndryshime. Ndërsa Presidenca kërkoi që ndryshimet t’i bëjë këshilli politik”, u shpreh Bolino.

Gazetarja Vasili: Deri tani keni përmendur vetëm mes PS dhe Presidencës. Mos është midis këtyre marrëveshja?

“Besoj që edhe SHBA nuk e di se çfarë po ndodh, por kanë vënë re që diçka lëviz”, u përgjigj Bolino.

Por analisti Andi Bushati tregohet më i prerë, ai thoët se reforma në drejtësi tashmë është vrarë. Dhe vrasësit e saj janë dy ambasadorët e fundit amerikanë në vendin tonë dhe dy të dërguarit e BE në Shqipëri.

Advertisement

“Yuri Kim, Donald Lu, Vllahutin edhe Soreca janë vrasësit e Reformës në Drejtësi. Si ajo nëna që vret fëmijën e vet. Nuk është problemi që reforma në drejtësi mund të vdesin nesër. Reforma në drejtësi ka vdekur dje. Unë po them pse ka vdekur.

Mendoni që mund të kishte një njeri që beson se këtu ka drejtësi të pavarur që do të bënte atë zinxhir krimesh te Teatri. Një njeri që e di se këtu funksionon drejtësia, nuk do ta bënte atë”, u shpreh Bushati në emisionin “Open”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy