Armë bërthamore në Bjellorusi/ Putin arrin marrëveshjen me Lukashenkon, SHBA: Po monitorojmë situatën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armë bërthamore në Bjellorusi/ Putin arrin marrëveshjen me Lukashenkon, SHBA: Po monitorojmë situatën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi të shtunën se ka arritur marrëveshje me homologun e tij Lukashenko për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë.

 

Për mediat ruse, Putin është shprehur se do të përfundojë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për keto armë në Minsk deri në fillim të korrikut.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN


PRESIDENT I RUSISE

 

“Ne i kemi dorëzuar Bjellorusisë sistemin tonë të njohur dhe shumë efektiv Iskander që mund të mbajë armë bërthamore. Më 3 prill do të fillojmë trajnimin e ekipit dhe më 1 korrik do të përfundojmë ndërtimin e një depoje speciale për armë taktike bërthamore në territorin Bjellorus”

Advertisement

 

Pas deklaratës së Putin, Shtetet e Bashkuara thanë se nuk kanë asnjë indicie që Moska po planifikon të përdorë armët bërthamore.

 

DEPARTAMENTI AMERKAN I MBROTJES

Advertisement

 

“Kemi parë raporte për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë situate. Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të rregulluar pozicionin tonë strategjik bërthamor dhe as ndonjë indikacion që Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s.”

 

Ndërsa Kevi e ka quajtur këtë  lëvizje si pengmarrje bërthamore të Bjellorusisë nga Putin, gjë që sipas tij, do të çoje drejt destabilizimit të brendshëm të vendit.

Advertisement

 

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë dhe në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ajo ndihmoi Rusinë të nisë pushtimin e saj fillestar të Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy