
Greqi– Komuniteti lokal i Amfilochisë është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari, i cili po lëvizte me makinë në Ionia Odos.
19-vjeçari me origjinë shqiptare ka humbur ndjenjat pasditen e djeshme teksa po udhëtonte nga Amfilochisa drejt Janinës.
Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të zonës por fatkeqësisht ishte tepër vonë.
Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patras për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij.
Advertisement
Sipas informacioneve paraprake, ai ka ndërruar jetë nga arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.
Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë ku do të varroset./vizionplus.tv