Arrestohen në Zvicër 2 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia zvicerane arrestoi të enjten dy persona të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

 

Autoritetet thanë se operacioni policor, i cili përfshiu gjithashtu kontrolle të katër shtëpive në kantonet ose rajonet Gjenevë dhe Vaud, ishte pjesë e një çështjeje penale të hapur në korrik të vitit të kaluar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm zviceran.

 

Advertisement

Njëri nga të arrestuarit është qytetar me shtetasi të dyfishtë zvicerano-maqedonase dhe tjetri shtetas të Kosovës, të cilët jetonin në dy rajone të Zvicrës. Arrestimet u kryen në pjesën frankofone të Zvicrës perëndimore.

 

Dy të dyshuarit, identiteti i cilëve nuk u bë i ditur, u transferuan në kryeqytetin zviceran, Bernë, për t’u marrë në pyetje nga zyra e prokurorit të përgjithshëm, që do të vendosë nëse do t’i mbajë ata në paraburgim në pritje të gjykimit.

 

Advertisement

Zvicra, politika e neutralitetit të së cilës synon ta mbajë atë jashtë konflikteve, ka shmangur kryesisht ekstremizmin e dhunshëm që ka përfshirë pjesë të tjera të Evropës./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy