Austria “eksperiment” me ata që refuzojnë vaksinën, gjobë deri në 4800 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Austria “eksperiment” me ata që refuzojnë vaksinën, gjobë deri në 4800 euro

Në Gjermani janë tejkaluar shtatë milionë raste me koronavirus. 

 

Kjo është ajo që del nga të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch. 

 

Advertisement

Në 24 orët e fundit, vendi ka zyrtarizuar 13,908 infeksione të reja, duke e çuar totalin e rasteve të konfirmuara me Covid-19 në 7,005,289. Sipas ekspertëve, ulja e ndjeshme e rasteve te reja ditore i faturohet “mbylljes” se dedikuar vetem per te pavaksinuarit.

 

 Vetëm pak ditë më parë vendi kishte mbi 50 mijë infeksione në ditë.

 

Advertisement

E njejta gje mund te thuhet edhe per Austrine, e cila ne ditet ne vazhdim do te jete edhe me e ashper per ata qe kane vendosur te mos e bejne vaksinen.

 

Në fakt, Vjena nis një tjetër eksperiment të paprecedentë në shkurt, kur do të hyjë në fuqi vaksinimi i detyrueshëm. 

 

Advertisement

Ata që do ti rezistojne kesaj mase në dy vitet e ardhshme do të duhet të përgatiten të paguajnë 4,800 euro për refuzimin e imunizimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy