Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin në protësten pas shembjes të godinës së Teatrit Kombëtar.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi zonja Ballanca sqaroi argumentimin ligjor të këtij konstatimi.

“Secili prej nesh ka parë një ushtrim force nga ana e policisësë shtetit. Nëse ky veprim i forcës është i duhuri apo jo këtë e gjejmë duke analizuar dispozitat përkatëse të ligjit për policinë e shtetit. Ligji parashikon që në raste të posacme punonjësit e policisë së shtetit kanë të drejtë të ushtrojnë forcë, por ato duhet të jenë gjithmonë proporcionale me veprimin që ata janë duke parandaluar.

Kjo masë është në gjykimin e policisë, të policit i cili duke qënë se është person i trajnuar, duke qënë se është person që ka specialitetin e duhur dhe ka trajnimin e duhur, ky person duhet ta ketë edhe sensin e masës se si duhet ta kryejë këtë veprimin e kapjes me forcë. Ajo që ne kemi parë është evidente që personat dhe veprimtaria e kryer nga Policia e Shtetit gjatë kësaj proteste, nga pamjet filmike që ne kemi parë, nuk ka qënë proporcionale me atë që duhet të ndodhë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lutfi Dervishi : Nuk ka qënë proporcionale quhet gjuhë diplomatike, a e kanë thyer ligjin?

Erinda ballanca: “ Po. Sepse ligji thotë që duhet të jetë proporcionale me rrezikun. Është e qartë ngjarja apo momenti në të cilin kanë kapur dhe kanë shoqëruar në polici zotin Lela. Gazetar i njohur, person public nuk isht eduke kryer asnje veprim I cili të cënonte rendin sigurinë apo të cënonte integritetin e forcave të policisë së rendit.

Dhe ajo që thuhet në ligj është që përdorimi i forcës duhet të jetë minimal, vetëm për të ulur rrezikshmërinë shoqërore. Por zoti Lela nuk kishte asnjë rrezikshmëri, nuk kreu asnjë veprim.”- theksoi Ballanca në Përballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";