minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Armina Mevlani pikëllohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Një pjesë e historisë u bë copash, s’jam përfshirë kurrë me politikën por sot reagoj si qytetare - Struga.info


Armina Mevlani pikëllohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Një pjesë e historisë u bë copash, s’jam përfshirë kurrë me politikën por sot reagoj si qytetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armina Mevlani pikëllohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Një pjesë e historisë u bë copash, s’jam përfshirë kurrë me politikën por sot reagoj si qytetare

Armina Mevlani, ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postimin e saj në Instastory për shembjen e Teatrit, Armina e shoqëron me fjalën ‘trishtim’. Blogerja e vazhdon postimin e saj duke theksuar se në asnjë vend të Europës nuk shkatrrohen ndërtesat historike.

“Një pjesë e historisë e bërë copash… Nuk di në asnjë vend në Europë të shkatrrojë ndërtesa historike, ristaurohen po… por nuk bëhen në forma “futuristike” objekte me kaq vlerë- ka shkruar blogerja.”– ka shkruar Armina.

Por siç duket dhe nga postimi i saj pasardhës Armina ka marrë sms ku reagimin e saj e kanë lidhur me faktin që është e fejuara e djalit të ish-kryeministri Sali Berisha, Shkelzen Berisha.

Advertisement

Ajo ka shkruar se ajo nuk e ka lidhur asnjë hërë imazhin e saj me politikën, pavarësisht se ajo ka pasur edhe momente të tjera që e kanë shqetësuar.

Armina ka shtuar më tej se për një ngjarje të tillë ka reaguar si qytetare e pa ndikuar nga asgjë tjetër.

Për të gjithë ata që më shkruajnë. Unë jam një person që imazhin tim nuk e kam lidhur kurrë me politikën, e kam mbajtur jashte dhe nuk kam bërë kurrë reagime kundrejt padrejtësive ( I bie do shkruaja shpesh mbi gjithçka shqetësuese).

Ndonëse shumë media kanë tentuar të më fusin në këtë vorbull duke sulmuar imazhin tim pa të drejtë, duke e përdorur politikisht, unë sërisht nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj. Por një event të tillë reagoj si qytetare aspak e ndikuar nga asgjë tjetër“, shkruan ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy